Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë mesditën e sotme.

Mësohet se adoleshentja është arrestuar nga policia. Kujtojmë që një ditë më parë, 14- vjeçari me inicialte K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

14-vjeçari aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.