Një grua ka vdekur në aksidentin që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Gjilan Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kishinicë. Në këtë aksident u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Rr. Nacionale (Gjilan-Prishtinë) Fsh. Kishnicë, Graqanicë 14.04.2021-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona.

I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.