Sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Bebe Rexha qëndron pranë fansave dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke ndarë detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi, artistja shqiptare ka publikuar një fotografi kur ka qenë në moshën 8 vjeçare.

Bebe shfaqet me flokët e zeza të gjata, dhe këto tipare të ëmbla kur ka qenë e vogël duket se vazhdon t’i ruajë dhe sot. Kujtojmë që Bebe sapo ka lancuar albumin më të ri me titull “Better Mistakes”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

Ky është albumi i dytë në karrierën e saj muzikore që u publikua tre vite pas “Expectations”. Këngët kanë një domethënie të veçantë për këngëtaren, pasi për një pjesë të mirë të tyren është frymëzuar nga problemet me shëndetit mendor.

/abcnews.al