Të shtëna armësh, njerëz që bërtasin dhe vrapojnë për të shpëtuar kokën dhe trupa nëpër tokë, kjo ishte skena e tmerrshme që ndodhi pak orë më parë në sallën e koncerteve në Moskë.

Katër burra të maskuar hapën zjarr në Crocus City Hall, një vend i njohur koncertesh në periferi të Moskës duke vrarë 12 persona dhe plagosur 35 të tjerë.

Në videot e bëra publike në mediat sociale, shihen 4 personat e armatosur të cilët qëllojnë kë të gjejnë përpara.

Ata më pas futen në sallën e koncerteve të mbushur plot me njerëz dhe nisin të qëllojnë, ndërkohë që personat e ndodhur në sallë tentojnë të largohen të tmerruar.

Ende nuk asnjë informacion lidhur me shkaqet e sulmit, ndërkohë që autoritetet lokale mësohet se kanë nisur një hetim për të zbuluar dhe kapur autorët.