Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë pësuar lëndime serioze pas rrëshqitjes së dheut.
“Raporti ynë i përditësuar tregon se 35 persona u lënduan, 14 humbën jetën dhe një mbetet i zhdukur”, tha UNGRD (Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) në Twitter.
Sipas medieve të huaja, rrëshqitja e dheut në Dosquebredas pasoi shiun e rrëmbyeshëm në provincën përreth ku rritet kafeja, Risalda.
Ekipet e shpëtimit po kërkonin për të mbijetuar në baltë.
“Një zhurmë shumë e madhe na trembi. Ne dolëm dhe pamë një pjesë të malit në majë të shtëpive”, tha shoferi i taksisë Dubernei Hernandez, 42-vjeçar.
“Shkova në atë vend dhe ishte një fatkeqësi, me njerëz të bllokuar”.
Hernandez tha se ai ndihmoi në gërmimin e dy trupave dhe një të mbijetuari. Ai tha se të paktën pesë shtëpi u groposën nga balta.
Autoritetet evakuuan dhjetëra shtëpi aty pranë nga frika e rrëshqitjeve të tjera të dheut pasi lumi Otun vërshoi me të madhe.