Interesi I lartë nga gratë për tu vizituar

Në spitalin e bashkisë së Prrenjasit është vendosuar makina e lëvisshme e mamografisë e cila do ti shërbejë të gjithë grave që duan të bëjne një kontroll të gjirit.

Mamografia e lëvizshme është zgjedhur nga ministria e shëndetësisë si një mënyrë për të ndihmuar grat të cilat jetojnë në zonat rurale që të kontrollohen pa patur nevojën që të udhëtojnë drejtë qëndrave shëndetësore në qytete të mëdha. Interesi për të kryer një vizitë ka qenë I madh nga femrat e Prrenjasit ku vetëm ditën e parë janë vizituar 15 gra.

Mamografia e lëvizshme do të qëndrojë në siptalin e Prrenjasit për 15 ditë dhe çdo grua mund të kryej vizitën falas.