Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Sporteli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.
Vodhën gjatë këtij viti, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, portofolat dhe celularët e 8 shtetasve, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga, 2 autorët e dyshuar.
Të arrestuarit, të dënuar më parë për të njëjten veprimtari kriminale.