Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një personi, i cili u dërgua në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë”.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
J. Sh., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. Z., 51 vjeç dhe D. P., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel