Në Shtetet e Bashkuara, një fëmijë bullizohet në çdo 7 minuta. Studimet mbi bullizimin e fëmijëve kanë zbuluar se këto incidente mund të jenë shkatërruese. Fëmijët që bullizohen janë shumë të ngjarë të lënë shkollën, të përjetojnë probleme shëndetësore si dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe pagjumësi. Ata gjithashtu janë të ekspozuar nga një rrezik i lartë ankthi dhe depresioni.

Për 8-vjeçarin Cavanaugh Bell, këto statistika ishin shumë reale. Pasi u bullizua në shkollë, ai u bë i ndrojtur, ndaloi të hante dhe shpesh herë i kalonte në mendje ideja e vetëvrasjes. Por Bell nuk donte vetëm të gjente një mënyrë për t’i mbijetuar bullizimit, ai ishte i vendosur të ndihmonte dhe të tjerët. Me ndihmën e nënës, Llacey Simmons, Bell themeloi Cool & Dope, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për zhdukjen e bullizmit dhe mbështetjen ndaj njerëzve në nevojë.

Për Simmons, ndihma e djalit të saj me përpjekjet e tij filantropike, ishte një zgjedhje e lehtë. Si një nënë me kohë të plotë dhe një ish-viktimë e bullizmit në fëmijëri, misioni është afër zemrës së saj.

“Ndjeva se kisha nevojë të gjeja një mënyrë për të ndihmuar jo vetëm të shërohej, por edhe për të shëruar fëmijën brneda meje, dhe, në atë proces, të fuqizoja njerëzit e tjetë të ishin katalizatori që na nevojiten për ndryshim”, tha Simmons, informon abcnews.al.

Eksperienca e Simmons si një sipërmarrëse dhe filantropie, i dh asaj aftësinë dhe njohur teknike për të mbështetur ëndrrat e dajlit të saj. Kur vjen fjala për fushatën “Cool &Dope”, Bell është në krye. Simmons ndihmon Bell të sjellë idetë e tij në jetë me një strategji pesë hapëshe të quajtur “MAGIC Process”. Procesi funksionon kshtu:

M- Motivim: Simmons dhe Bell diskutojnë së bashku pse problemi është i rëndësishëm për t’u adresuar.

A-Veprimi: Nënë e bir mendojnë për veprimet që duhet të ndërmarrin për zgjidhjen e problemit

G- Bujaria: Ata krijojnë idetë më të mirë dhe mënyra më ndikuese që mund të ndihmojnë

I – Përfshirje: Pasi të zgjidhet një mënyrë veprimi, të tjerët ftohen të dhurojnë ose të bëhen vullnetarë.

C – Ndryshimi: Fushata ekzekutohet dhe ndahet me botën për të filluar krijimin e ndryshimeve

“Pasi bëjmë një fushatë, unë dhe Bell ulemi dhe diskutojmë ato që kemi bërë dhe çfarë mund të bënim më mirë. Pasat ndryshimet përpiqemi t’i përfshijmë në fushatën e radhës, për të qenë më të efektshme”, thotë Simmons, informon abcnews.al.

Procesi MAGIC është provuar të jetë jashtëzakonisht efektiv. Bell shpesh ka folur para drejtuesve të shtetit për bullizmin. Në vendlindjen e tij, Gaithersburg, Maryland, 21 shkurti është caktuar si Dita e Ndërgjegjësimit për Bullizmin dhe 7 tetori tani nderohet si Dita e Ndërgjegjësimit për Vetëvrasjen e Rinisë. Në Montgomery County, tetori njihet si Muaji i Parandalimit të Bullizmit dhe janë krijuar iniciativa për të adresuar bullzimin ng mësuesit.

Cool & Dope gjithashtu ka siguruar ndihmë të jashtëzakonshme për komunitetet në nevojë gjatë Covid-19.  Përkushtimi i Bell ndaj kauzës së tij i ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore si CNN, Washington Post dhe FOX News dhe mbështetjen e figurave publike si Barbra Streisand, Kamala Harris dhe Romeo Miller. Ndërsa Bell dhe nëna e tij e vlerësojnë njohjen, ata janë më mirënjohës për mënyrën se si e shtyn përpara misionin e Cool & Dope.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të frymëzojmë njerëz të tjerë. Misioni ynë ka qenë gjithmonë të jemi shembuj për të ndihmuar njerëzit e tjerë të bëjnë mirë, sepse ne nuk mund ta ndryshojmë botën të vetëm”, tha Simmons.

Për të zgjeruar arritjen e misionit të tyre, Bell dhe Simmons kanë krijuar ‘Positivity Creators’, një klan me të rinj dhe prindër që përfshihen në mënyrë aktive në mision.

Pavarësisht nga suksesi i Cool & Dope, drejtimi i një organizate jofitimprurëse ka sfidat e saj si për Bell ashtu edhe për Simmons. Simmons vëren se është marrë një qasje më jo-tradicionale për prindërit për të siguruar që Bell mund të ndjekë ambiciet e tij pa qenë nën presion shumë të madh në një moshë kaq të vogël, informon abcnews.al.

“Frika më e madhe është balancimi i vazhdueshëm i pjesës filantropike të tij me të qenit një fëmijë 8- vjeçar. Ai e di që, në çdo moment, nëse ndihet se dëshiron të ndalojë Cool & Dope, mund ta bëjë këtë. Por ai vazhdimisht po më kujton se kjo është ajo që ai mendon se duhet të bëjë ”, tha Simmons.

Pra, Simmons vazhdon të ndihmojë Bell të përmbushë vizionin e tij.

“Unë dua të ndihmoj npër t’i dhënë fund bullizmit në të gjithë botën deri në 20 nëntor 2030, ditëlindjen time të 18-të. Por gjithashtu dua të frymëzoj 10,000 njerëz çdo muaj për të dalë vullnetarë diku”, tha Bell./Përshtati nga Forbes, e.b-abcnews.al