Më pak se tre muaj pas ndarjes nga Shakira, Gerard Pique ka dalë publikisht me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, me të cilën u fotografua në festivalin “Summerfest Cerdanya” në Katalonjë të Spanjës.

Por kush është bukuroshja bionde që bëri për vete yllin spanjoll të futbollit, i cili sapo kishte përfunduar një romancë 12-vjeçare me Shakirën.

Clara është një studente që thuhet se punon për “Kosmos”, kompaninë e prodhimit të filmave dhe televizionit të futbollistit. Mendohet se Pique dhe Clara Chia Marti janë takuar në kompaninë e tij.

Ata kanë një diferencë moshe prej 12 vjetësh, pasi Chia Marti është 23 vjeç dhe ylli spanjoll 35.

Ashtu si edhe Shakira, edhe bukuroshja që ka “rrëmbyer” zemrën e futbollistit gëzon forma perfekte trupore.

Më poshtë ne po ju sjellim disa foto të të dashurës seksi të Gerard Pique.