AirPods 3

Apple Mac Event 2021

Me sa duket raportimet e mëparshme rreth dizajnit të ri të AirPods 3 ishin mjaft të sakta. Gjenerata e tretë vjen me një ndryshim në strukturën e AirPods, duke i bërë ato më të vogla (njësoj si AirPods Pro) por pa përfshirë majat prej silikoni. AirPods 3 vijnë me shërbimin Spatial Audio që përdor teknologjinë Dolby Atmos dhe janë rezistente ndaj ujit dhe djersës, pra shumë praktike për t’u përdorur gjatë stërvitjes. Për sa i përket baterisë, AirPods 3 do të mund të funksionojnë deri në 6 orë, dhe bashkë me kasën ofrojnë deri në 30 orë përdorim.

Laptopët e rinj MacBook Pro vijnë në dy modele, 14 dhe 16” dhe përfshijnë ekrane mini-LED me 120Hz refresh rate, e cila do të ndryshojë automatikisht në varësi të përmbajtjeve për të konsumuar sa më pak bateri. Kamera e parme më në fund është përmirësuar dhe mund të regjistrojë video në 1080p, ndërkohë që risia qëndron në integrimin e notch-it të famshëm dhe në laptopët MacBook Pro. Ky vendim nga Apple ka irrituar shumë fansa të kompanisë, sepse teknologjia e përfshirë në notch nuk bën të mundur identifikimin përmes FaceID.

Touch bar nuk është më i pranishëm në këto laptopë, ndëkrkohë që teknologjia MagSafe e karikimit është rikthyer.

MacBook Pro 2021 at Apple event

Apple ka vendosur të rikthejë dhe disa porta në këto laptopë premium, si SD card slot dhe HDMI, të cilat do t’i shtohen 4 portave Thunderbolt. Jetëgjatësia e baterisë është e përmirësuar në krahasim me gjeneratën e mëparshme të këtyre laptopëve, ndërkohë që për herë të parë do të përfshihet dhe karikimi i shpejtë për këto pajisje.

Çmimi për MacBook Pro 14” fillon nga $1,999, ndërsa për versionin 16” fillon nga $2499.

Proçesorët e rinj M1 Pro dhe M1 Max

Apple M1 Pro chip at Apple event

Gjatë këtij eventi Apple prezantoi pasardhësit e gjeneratës së parë të proçesorëve të dizenjuar nga vetë kompania, të quajtur M1 Pro dhe M1 Max. M1 Pro vjen me 8 performance cores dhe 16 GPU cores që janë 2 herë më të shpejta se gjenerata e parë M1. Nga ana tjetër, M1 Max vjen me 10 performance cores dhe 32 GPU cores, të cilat janë mjaft praktike për editimin e videove me rezolucion të lartë.

M1 Max at Apple Event

Me pak fjalë, Apple ka arritur të bëjë përpara një hap tepër të madh me këto proçesorë, dhe pse M1 i gjeneratës së kaluar ishte mjaft i fuqishëm. Të dy këto proçesorë do të përfshihen në versionet e MacBook Pro.

Apple Voice Plan dhe HomePod Mini

HomePod mini at Apple event

Apple ka prezantuar një plant të ri të quajtur Voice plan në Apple Music që do të lejojë përdoruesit të kërkojnë për muzikë dhe playlists të ndryshme përmes komandave zanore. Për sa i përket HomePod mini, nuk ka rifreskime të rëndësishme përveç ngjyrave të reja.