Një grup mbështetësish të Berishës nga Komistariati nr. 1 kanë hedhur akuza ndaj Bashës dhe Ramës lidhur me zhvillimet e protestës.

“Janë 20 të ndaluar. Demokratët kanë trokitur për të hyrë në shtëpinë e tyre ky është faji i vetëm. Edi rama bëri gjithçka dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbajtur aty i  burgosur në bunkerin që kanë krijuar Rama dhe pengu dhe demorkatët s’duhet të jenë opozitë sipas tij, s’kishte gjë më të dhimbshme për këto demokratë kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe edi rama ne bunker.

Nuk ka regjim nuk ka edi rama apo peng të tij që mund ti ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpitë e tyre. Rama tentoi të tregonte se është edhe kryeministër  edhe kryetar i opozitës. I bëj thirrje të ndalojë lojërat duke arrestuar demokratët në shtëpitë e tyre, thjesht hapën dyert dhe dritaret e mbyllura. Në shtëpinë e tyre squhet faj nëse hapin derën”, tha Flamur Noka.

lajmi në përditësim…