Investohet për kanalizimet dhe ujin e pijshëm
Zona e NSHU – së në Elbasan, ka njohur investime në infrastrukturë, duke u cilësuar tashmë si një lagje e urbanizuar. Zona e NSHU –së në periferi të qytetit të Elbasanit, (Rruga “ Kongresi i Përmetit”) ishte një nga zonat më problematike të Elbasanit, me urbanizimin që i ishte bërë pas viteve 90.
Ndaj Bashkia e Elbasanit me kërkesë edhe të banorëve të lagjes “NSHU” nisi investimet në kanalizimet e ujrvae të zeza dhe ujit të pijshëm, ndërsa ka përfunduar totalish ndriçimi në këtë lagje.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me deputetë të qarkut kanë inspektuar punimet për ndërtimin e depos së re të ujit dhe rrjetit të shpërndarjes.
Sipas kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja “ ishte e domosdoshme ndërhyrja e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, në këtë lagje.
Z. Damian Gjiknuri vlerësoi investimet në qytet ku sipas tij një sërë ndërhyrjesh po shtrihen edhe në periferi.
Nshu është një nga lagjet e cila ka probleme më të shumta sa i takon investimeve në bashkinë e Elbasanit.