Deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë në “Ftesë në 5” për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë që i erdhi në mendje pasi dolën shifrat e para të rezultatit.

Hajdari tha se të gjithë ishin të lodhur dhe po përpiqej që t’i mbante zgjuar, por kur kuptoi që nuk ia dolën, gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte të flinte gjumë.

Hajdari: Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha ti mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë.

Gjëja e parë që më shkoi ndër mend është që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nersërmen do shihja se çdo bëja.

Ndër të tjera, Hajdari tha se këto zgjedhje nuk ndryshuan asgjë duke shtuar se pavarësisht humbjes, lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri nuk ka mbaruar.

fax web