Një rubrikë e Vogue në youtube është rishikimi nga artistë të ndryshëm i veshjeve që kanë patur ndër vite.
Radhën këtë herë e ka patur Shakira e cila nisi me veshjen e një kërcimtareje që e pati veshur në vitin 2000, por më pas rikujtoi publikisht një pamje që nuk i pëlqen aspak.
“E tmerrshme”, tha ajo kur pa foton e vitit 2012 ku dukej si rrallëherë me flokë të shkurtra dhe të drejta.
Ajo “fajësoi” vjehrrën e saj për modelin e flokëve që kishte atë periudhë.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha ajo duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit:
“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.