Presidenti Ilir Meta gjatë takimit online me shoqërinë civile , u shpreh se Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për krimet zgjedhore dhe për këtë duhet të kishte kërkuar hetim edhe Bundestagu.

Meta u tregua i prerë se do të jetë pjesëmarrës në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Ai u shpreh se të gjjithë duhet ta kenë të qartë se Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor.

Ndërsa më tej ai tha edhe një herë se do të japë dorëheqjen si President më 26 Prill nëse do të vidhen votat, duke marrë kështu drejtimin e LSI-së.

Meta:

Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëhere unë do të kisha një retorikë tjetër.

Shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët.

Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor.

Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill.

(R.G/Faxweb.al)