Deputeti, Dashamir Shehi, ka dhënë mesazh të fortë për politikën shqiptare, duke mos u kursyer në kritikat ndaj qeverisë “Rama 3”.

Shehi tha se plotësimi i kapitujve të BE-së ishte tepër i thjeshtë por mungonte vullneti nga politikanët shqiptarë të cilët sipas tij nuk donin që të ishim pjesë e BE-së për shkak se kjo do të thoshte më shumë kontrolle për ta duke mos i lënë të vidhnin.

Shehi: Nëse duam Europën, ajo është një dimension më i madh. Do doja të thoja se ne duhet të reflektojmë të gjithë për këtë situatë. Ku është Shqipëria, Europa dhe pse jemi kaq vonë. Para 20 vitesh kam pasur rastin të shkoj në Berlin dhe para portave që ishte simbol i ndarjes së Europës, pashë në darkë, kemi qenë 3 deputetë nga PS dhe 3 nga krahu tjetër, pashë dhjetra adoleshentë të huaj që përshëndetshin. Mendova; a do bëhen fëmijët tanë që të gërthasin me flamurin kuq e zi në dyert e Europës. Ka shumë pak Shqipëria proeuropianë, jo thjesht që nuk na duan ne, por këta që qeverisin nuk duan, Shqiptarët duan, se andej po ikin se kokën e kemi pasur nga perëndimi. Ku jemi pas 20 vitesh? Këtu ska dashur për Europën, se Europa kërkon ca rregulla.

Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne.