Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët shijuan muzikë dhe diskutuan me njëri-tjetrin. Në një moment duket se Iliri komenton Claudion, banorin më të ri të Big Brother. Ai thotë se i ka dhënë këshilla, por nuk ia ka vlerësuar duke thënë se personat me të cilët rri, tallen me të.

Ndër të tjera përmendi lojën që u bënë disa ditë më parë dhe thotë se Claudio nuk e vlerëson për faktin se nuk tha emrin e tij si banori që nuk do të fitojë kurrë Big Brother.

‘E marrin këtej e andej, tallin b*thën. Ai është si lëvozghë arre. Këshillat që i kam dhënë Claudios kanë qenë 3-4 bam bam. Ai kur nuk vlerëson kur del pyetja kush nuk do të fitojë kurrë Big Brotherin, e kisha të lehtë të thoja emrin e tij, por thashë PM dhe Dagz. Duhet të kishte qenë Valoni këtu brenda, burrë bese’, tha Iliri.