Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka zhvilluar një takim me banorët e qarkut Berat. Njoftimin e bëri vetë Maliqi, ku ndër të tjera thotë se banorët nuk i takon politikan por si bashkëqytetar i tyre i cili u premton një garanci për ditë më të mira. Deputeti shprehet se ka një mbështetje nga qytetarët dhe se ky është vetëm fillimi i një misioni që është lënë përgjysmë.
Postimi në Facebook:
Të dashur miq!
Kënaqësi të rikthehem në vendlindje dhe të takohem me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, një e nga një, ti flas e të fitoj shpresën në sytë e tyre.
Nuk i takoj si politikan që i kërkon votën, por si bashkëqytetar i tyre që i jep garanci për ditë më të mira.
Takime intensive më të rinj e të reja, me gra e burra, me gjyshër, për të shkuar drejt fitores spektakolare ne qarkun Berat, por jo vetëm.
Fillimi i mbarë, gjysma e punës.
Përgjegjësia ime i kalon kufijtë kur i dëgjoj të më thonë: Kudo të pozicionohesh, ne jemi me ty, sepse i besojmë njeriut dhe jo ngjyrës së partisë.
Misioni i lënë pergjysëm vazhdon, s’ka kthim pas, tani më shumë se kurrë të motivuar drejt fitores së përbashkët..
Fax web