Për publikun në Kosovë ajo është bërë e njohur me rolin e Xhbanes në serialin “O sa mirë!”, kurse për artdashësit shqiptarë Arjola Demiri preku suksesin me shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku për herë të parë theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenë.

Një moment që shënoi edhe suksesin e saj të parë që u pasua më pas me role të tjera në teatër, por edhe në ekran si aktore humori. Mirëpo siç e ka deklaruar edhe më parë, suksesi më i madh në jetë janë 3 fëmijët e saj.

Mbrëmë, kur edhe mori një nga suprizat më të bukura pas plot 4 muajsh mbyllur në një reality show, ajo tregoi për publikun një ngjarje që ka shenjuar jetën e saj: ndarjen për një vit nga Helga, vajza e madhe, e cila kishte refuzuar të jetojë më të. Arjola tregoi ka se një ditë vendosi të shkonte te shkolla dhe ta rrëmbente atë.

“Kisha bërë plan ta rrëmbeja Helgën. E kam pritur mes lutjesh. E shoh që vjen me çantën në krahë duke folur me gjethet. Futem mes makinës dhe e mbërthej. Ajo u tremb. Më pa në sy dhe më tha ‘Nuk dua të vij me ty’.

E kam kapur, e kam futur në makinë dhe e kam çuar në shtëpi. I thashë që kisha nevojë vetëm ta përqafoja. Nuk më linte ta prekja. Thashë do e lë në qetësi dhe vetëm kur dëgjoj nga pas një ‘O mam’ pas një viti. Kam plot dy vjet që jetoj me çka Zoti më ka bekuar, që janë fëmijët e mi.’’-rrëfeu ajo.