Një i pastrehë i cili dyshohet se kryente veprime vandale dhe bënte thirrje raciste në lagjen kineze të San Franciskos u filmua duke sulmuar një oficere policie aziatike, teksa ajo po përpiqej ta prangoste.
Incidenti u shënua të premten në mbrëmje në sheshin Portsmouth, por videoja e cila tregonte si kishte ndodhur incidenti u bë virale të dielën.
Oficerja e policisë në video duket vetëm teksa i afrohet të pastrehit.
Fillimisht burri duket sikur nuk do krijonte probleme por në momentin kur oficerja po vendoste dorashkat, burri e kap dhe e hedh në tokë.
U desht ndërhyrja e kalimtarëve që të ndihmojnë oficeren e policisë e cila kishte përfunduar poshtë trupit të madh të burrit që po e rrezikonte ta mbyste. Një minutë më pas mbërritën dhe forcat përforcuese për ta arrestuar të pastrehin.
Ende nuk është identifikuar se kush është i pastrehi, por sipas dëshmitarëve ai kishte qenë aty duke bëri thirrje raciste. Madje kishte refuzuar dhe të largohej pavarësisht paralajmërimeve të policisë.