Një 49-vjeçar gjerman ka vdekur pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Policia ka njoftuar se burri ishte ankuan ankuar se kishte ndjesi shpimi në krah dhe gjoks në kohën që oficerët kontrollonin ID -në e tij në Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat u shoqëruan me shpërthime dhune ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t’u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin rradhët e policisë.

Policët i dhanë ndihmën e parë burrit derisa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq. Një hetim është hapur për vdekjen e burrit. Autoritetet ende nuk japin një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë ngjarjeve të së dielës.

Departamenti i policisë i Berlinit, i cili kishte më shumë se 2,000 oficerë në qytet këtë fundjavë, tha se oficerët ishin ngacmuar dhe sulmuar nga protestuesit. Protestat, përfshirë në lagjen Charlottenburg të Berlinit dhe parkun Tiergarten çuan në arrestime të shumta tha policia.

Ndërsa turmat u nisën drejt Portës së Brandenburgut, policia paralajmëroi përmes altoparlantit se do të përdornin topa uji nëse protestuesit nuk shpërndaheshin.