Së fundmi Kanye “Ye” West po kalon shumë kohë me modelen, Chaney Jones.

Kanye dhe Chaney po takohen me njëri-tjetrin dhe po argëtohen. Nuk është aspak një marrëdhënie serioze. Ajo po argëtohet duke kaluar kohë me të dhe duke shijuar të gjitha gjërat e lezetshme që po bëjnë së bashku.”

Dyshja u pa së bashku në fillim të këtij muaji, kur ata dolën për darkë në Nobu në Malibu.

Modelja ka një ngjashmëri të madhe me ish-gruan e Kanye-s, Kim Kardashian. Në fakt, e gjithë llogaria e Chaney në Instagram mund të jetë një faqe e sozisë se Kim-it, pasi ajo është parë duke pozuar me pamje që të kujtojnë yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Së fundmi, Chaney ndau një foto së bashku me reperin në “Instastory”-n e saj teksa ndodheshin në Miami. 24-vjeçarja kishte vendosur vetëm një ‘emoji’ me zemër të zezë në foto.

Kanye më parë ishte në një lidhje me Julia Fox, por romanca e tyre ishte jetëshkurtër. Aktorja e “Uncut Gems” konfirmoi ndarjen e tyre menjëherë pas paraqitjes së saj në podcastin “Call Her Daddy”.

Përfaqësuesi i saj i tha ET se dyshja “mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë”.