Gjykata Supreme e Indisë ka shpallur të pavlefshëm një vendim të gjykatës së Lartë që deklaronte të pafajshëm një 39-vjeçar që akuzohej se kishte sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare. Në vendimin e gjykatës së Lartë thuhej se burri nuk kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë fizik.

Ky vendim i cili i dha nga një gjykatëse femër shkaktoi revoltë të madhe midis turmave, aktivistëve dhe ekspertëve ligjorë që kërkuan menjëherë ndërhyrje.

Gjykata Supreme tha se juristët duhet të shohin aspektin e tentativës seksuale dhe jo nëse kishte apo jo kontakt me lëkurën. Në një gjykim të ashpër, gjykata tha se gjykata e Lartë e Mumbait “legjitimizoi në mënyrë të pandjeshme sjelljen seksuale” dhe se “qëllimi i ligjit nuk është të lejojë fajtorin t’i shpëtojë parashikimeve të tij”.

Por çfarë ndodhi konkretisht me vajzën? Në Dhjetor të 2016, një burrë 39-vjeç u akuzua për prekje të 12-vjeçares. Nëna e saj deklaroi se ai e kishte marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku i prekte gjoksin dhe u përpoq t’i hiqte pjesën e poshtme të veshjes. Burri kishte precedentë penalë pasi ishte dënuar 3 vjet për sulm pedofilik.

Por, në 12 Janar gjykatësja e shkallës së lartë, vendosi se prekja e gjoksit të vajzës pa hequr bluzen e saj nuk klasifikohej si sulm sepse nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e saj, ndaj i dha dënimin e ngacmimit.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, fajtori është dënuar me 3 vjet burg.