Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Has, ku një 35 vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se Sabah Jupa dyshohet të jetë hedhur nga dera e kamionit që po drejtonte në momentin kur ka kuptuar se sistemi i frenave nuk funksiononte, por fatkeqësisht nuk ka arritur tí shpëtojë plagëve të marra.
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.