Nuk iu bind urdhërit dhe kundërshtoi  punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30 vjeçari.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet).

Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qëndrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar  punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.