Mbledhja e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane në Kuvend është përfshirë edhe këtë herë nga debatet dhe tonet e acaruara mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Jorida Tabaku: E ka fjalën zonja Dhima pastaj. Nuk sillem vërdalle deri kur të shkoj në burg kushdo nga ju që është përfshirë.
Ermonela Felaj: Sill planin e hetimit a e ke gati planin e hetimit? Paraqite atë duam të dëgjojmë. Jo mo zemër po nuk kam nevojë…
Jorida Tabaku: Nuk jam zemra jote por zonja Tabaku.
Ermonela Felaj: Askush këtu nuk ka nevojë të mbrojë askënd.
Jorida Tabaku: Zv.kryetarja e parlamentit e merr fjalën me dhunë
Ermonela Felaj: Ju kur flisni bëni kujdes se në mënyrë direkte apo indirekte i cilësoni anëtarët…
Jorida Tabaku: Me qetësi zonja Felaj
Ermonela Felaj: Me qetësi
Jorida Tabaku: E shikoj
Ermonela Felaj: Ke gënjyer kur ke thënë që unë këtë cështje e njoh
Jorida Tabaku: Zonja Dhima të kërkoj ndjesë e kam të pamundur të menaxhoj zv kryetaren e Paralementit e di që doni të mbroni gjëra shunë të mëdha e di që është aferë shumë e madhe, por të flasim me qetësi.
Ermonela Felaj: Nuk tregon asnjë lloj respekti