Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar vendimin e marrë për zëvendësim it të drejtuesit politik në qarkun e Korçës. Bardhi shkruan se pas vendimit të kryesisë për të përjashtuar deputetin Edmond Spaho nga PD, tashmë ky i fundit do të zëvendësohej nga deputeti Ervin Salianji i cili do jetë drejtuesi i ri politik i qarkut Korçë.

Njoftimi i PD-së:

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është stru