Mund të themi që nuk jemi mirë, por kemi filluar të kapërcejmë kufirin. Të themi se trajneri nuk kupton asgjë nga futbolli, se ai ka lindur dje. Se lojtarët e mëdhenj që kemi marrë janë zero. Ka njerëz që duan të lënë një përshtypje të mire, duke folur keq për PSG-në, është një qëndrim personal.
Edhe nëse ne nuk luajmë ashtu siç duam, kemi 10 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në ligë, ku jemi 10 pikë përpara në renditje. Në Champions kemi 7 pikë, me 2 fitore dhe 1 barazim.
Nuk mund të flasim kështu për Messin, Mbappe, Neymar, Verrattin, trajnerin, Marquinhos. Edhe Ramos? E dinim që Ramos kishte një problem, dinim gjithçka. Ne e dimë se çfarë po ndodh.”
Ky është ‘shpërthimi’ i drejtorit të PSG-së, Leonardo në fund të ndeshjes kundër Lille, e cila u fitua nga parizienët në fundin e ndeshjes. Një sukses i hidhur, duke pasur parasysh kritikat e shumta ndaj ekipit yjor, të ndërtuar në verë:
“Ka vend për përmirësim, madje është normale, duke pasur parasysh kontekstin. Ekipi po punon shumë. E vetmja gjë që nuk më pëlqen shumë, është mënyra e të gjykuarit. Ka një mënyrë të foluri, për të kritikuar falas, e cila është pak e tepërt.
Duhet ta respektojmë trajnerin, duhet respekt edhe për lojtarët e mëdhenj që kanë ardhur këtë vit. Ne e dimë që nuk jemi mirë, por mënyra e sjelljes ndaj tyre është pak e tepruar”.