Dy ditë më parë mediat e huaja hodhën akuza të forta ndaj Zayn Malik. Sipas thashethemeve, këngëtari i njohur ka dhunuar fizikisht vjerrën e tij, Yolanda Hadid.

Nëna e modeles për momentin nuk ka bërë asnjë deklaratë por thuhet se po shqyrton veprimet ligjore ndaj ish-partnerit të vajzës së saj Gigi Hadid.

Ndërsa Zayn përmes një postimi në Tëitter ka treguar versionin e tij për ngjarjen.

“Kam debatuar me një anëtar të familjes së partnerit tim, i cili erdhi në shtëpinë tonë javë më parë, ndërkohë që partnerja ime nuk ishte në shtëpi. Kjo ishte dhe vazhdon të jetë një çështje private dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për të krijuar një mjedis paqësor që më lejon të bëj prindin për vajzën time ashtu siç e meriton, e gjithë kjo ka rrjedhur në shtyp”- ka shkruar këngëtari.