Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shkak është bërë veto-ja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda, e cila dha ‘Ok’ para disa ditesh.
”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha nder te tjera Zacarias.
Me heret Ministri gjerman për Europën, Michael Roth u shpreh kundër bllokimit të këtij procesi me dy shtetet ballkanike.
“Bëhet fjalë për besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk e kuptoj pse vendimet e domosdoshme duhet të bllokohen nga konfliktet dypalëshe“.
Fakti se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat u konfirmua në fillim të mbledhjes nga përfaqësuesit e vendeve anëtare.
fax