45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama e cilëson si “dhimbje” këtë ngjarje tragjike dhe thotë se nuk ka fjalë për tragjedinë ku humbën jetën thuajse të gjithë udhëtarët.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…

Dhimbje”, shkroi Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 sipas orës lokale, në një autostradë pranë fshatit Bosnek në perëndim të Bullgarisë. “Mes viktimave ka edhe fëmijë”- tha ministri Nikolai Nikolov për televizionin shtetëror bullgar.

Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi në nga Stambolli. Raportohet se autobusi kishte targa të Maqedonisë së Veriut, shkruan BBC