Ka marrë një vëmendje të madhe takimi mes ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia ku pritet që të paktën të ketë hapa konkretë drejt arritjes së paqes pas dy javëve luftë.

Pas takimit, dy ministrat Lavrov  dhe Kuleba janë duke mbajtur një konferencë për mediat.

Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha: “Për herë të parë, takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Ishte një takim i lehtë dhe i vështirë. Ishte i lehtë sepse Lavrov mbeti konstant në mendimet e tij tradicionale për Ukrainën. Ishte e vështirë sepse bëra më të mirën”.

Vijon…