Home AKTUALITET ‘Nuk kam fjalë të ngushëlloj familjen e Mateos’, Meta reagon pas ngjarjes...

‘Nuk kam fjalë të ngushëlloj familjen e Mateos’, Meta reagon pas ngjarjes tragjike në Fier: Autori ka bashkëpërgjegjës

8

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku u rrëmbye dhe u vra një 8-vjeçar.

Meta shprehet se kjo ngjarje duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjitha instituicionet, dhe të gjenden bashkëpërgjegjësit e Klodian Çalamanit .

Ky i fundit u lirua nga burgu pavarësisht se kishte tentuar që të abuzonte me një të mitur, duke u dënuar me vetëm 4 vite heqje lirie.

Presidenti Meta:

Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.

Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.

Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.

Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar.

Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo. Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!