Ish-mbretit spanjoll Juan Carlos iu injektuan hormone femërore për të kontrolluar dëshirën e tij seksuale të shfrenuar, ka pohuar në mënyrë sensacionale një ish shef policie në një seancë parlamentare.

Jose Manuel Villarejo tha gjithashtu se ish-monarkut të turpëruar, që tani jeton në një hotel luksoz në Abu Dhabi, iu dhanë bllokues të testosteronit nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij u kategorizua si ‘problem shtetëror’. Villarejo, një ish-komisar i policisë spanjolle aktualisht në gjyq për një rast shantazhi, tha :

Filantropistja danezo-gjermane Corinna Larsen, këngëtarja spanjolle Sara Montiel, guvernanca belge Liliane Sartiau dhe princesha italiane Maria Gabriela de Saboya janë vetëm disa nga femrat që ai përflitet se ka shtruar në shtrat përveç gruas së tij, Mbretëreshës Sofia.

Megjithatë, lajmet për libidon legjendare të ish-mbretit të turpëruar nuk janë të reja. Kjo pasi një autor spanjoll dhe historian ushtarak Amadeo Martinez Ingles shkroi një libër të titulluar “Juan Carlos: Mbreti i 5000 të dashuruarve”, duke grumbulluar prova të historisë së tij seksuale dhe duke e pikturuar mbretin si një të varur nga seksi.

Villarejo, i cili është akuzuar se ka spiunuar dhe punuar për të diskredituar disa prej politikanëve më të profilit të lartë të Spanjës si një figurë kyçe në ‘politikën e kanalizimeve’ të vendit, këmbënguli gjithashtu se atij iu kërkua të hiqte qafe dokumentet mjekësore që do të kishin vërtetuar mjekimin.

Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në përpjekjet për të vënë nën kontroll dëshirën seksuale të Juan Carlos dhe tha se e mori vesh nga Corinna Larsen, një ish-dashnore e ish-monarkut që tani jeton në Londër. Larsen, i njohur gjithashtu si Corinna zu Sayn-Ëittgenstein, 57 vjeç, kishte një lidhje me monarkun 83-vjeçar, i cili është i martuar me mbretëreshën Sofia, 82 vjeç, midis 2004 dhe 2009.