Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin e menjë hershë m nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh, me detyrë shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan.


Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shpërdoruar  detyrën pasi nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.