Ky ka qenë një problem që u vu re që në momentin kur iOS 15 u publikua në versionet beta, Instagram nuk shfaqte audion e të gjitha Stories nëse iPhone ringer ishte vendosur në modalitetin silent. Kjo nuk është mënyra se si ky opsion duhet të punojë, pasi ai ul zërin vetëm për telefonatat dhe mesazhet, dhe jo audion brenda aplikacioneve.

Pra, vetëm se ju keni lënë telefonin me dridhje nuk do të thotë që ju nuk mund të dëgjoni dot audion e aplikacioneve të tjera.

Është ende e paqartë përhapshmëria e këtij problemi, pasi disa përdorues në Reddit kanë treguar se ky problem ka ekzistuar dhe për disa përdorues që nga iOS 14.

Për të rregulluar këtë problem nuk është nevoja të bëni asgjë speciale, por thjesht update-oni Instagram sa herë të dalin updates të reja. Ky problem bashkë me mesazhin “iPhone storage almost full” ishin arsyet se pse GeekRoom këshilloi përdoruesit që të prisnin të paktën një javë para se të instalonin versionin e ri të iOS. Dhe pse këto janë probleme të vogla, mund të prishin eksperiencën tuaj në iPhone.