Një vajzë adoleshente u qëllua brutalisht për vdekje nga 10 burra që kishin përdorur pushkë pasi ajo tha se nuk donte të martohej me kushëririn e saj.

Sipas mediave të huaja, “vrasja e nderit” u filmua nga vrasësit dhe tregon 18-vjeçaren Eida Al-Hamoudi Al-Saeedo të ekzekutuar në një fshat të shkretë afër Al-Hasakah, një qytet në veri-lindje të Sirisë.

Eida u përpoq të ikte me të dashurin e saj por u ndoq nga familja dhe fisi i saj, thonë raportet nga Akhabaralaan.net.

Siç thuhet më tej, në pamjet e tmerrshme video, adoleshentja bërtet për ndihmë ndërsa tërhiqet zvarrë për tokë nga tre burra të armatosur.

Viktima pastaj shtrihet duke u tundur në dysheme në një përpjekje për t’u ngritur para se një vrasës tjetër të qëllojë një plumb në kokën e saj dhe trupi i pajetë i Eida të mbulohet me një mbulesë të kuqe.

fax