Ky që shihni në foto quhet Clever Cockapoo Willow, një qen britanik, i cili po bën xhiron në mediat e huaja me parashikimet e bëra për ndeshjet e Euro 2020.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani qeni i ka parashikuar saktë të gjitha ndeshjet e Evropianit, duke mos gjetur vetëm njërën prej tyre.

Sipas parashikimeve të fundit të qenit Willow skuadra fituese e gjysmë finales Euro 2020 do të jetë sërish Anglia, e cila do të luajë përballë Danimarkës.

Në këtë mënyrë ai ka parashikuar se cilat skuadra do të përballen në finalen e Euro 2020 të dielën.

fax