Per here te fundit, Bardhok Pllanaj, u arrestua me 29 tetor 2019, në qytetin e Lushnjes, ndersa udhëtonte drejt Vlores.

Bashke me te udhetonin dhe dy personazhe mjaft te njohur ne Shkoder, me inicialet, M.I. dhe B.C..

Viktima e atentatit te djeshem, ne fakt duhej të ishte ne banesen e tij në Shkodër, për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata, “me arrest shtepiak”, por ai u arrestua 230 kilometra larg.

Ne komunikaten e policise se Shkodres te asaj dite thuhej:

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”….

Deri ne atentatin e djeshem, Bardhok Pllanaj, nuk ruhej, nuk mbante eskorte, dhe nuk qarkullonte me mjet te blinduar….