Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku ‘ajo’ i kërkonte llogari një anëtari të PD-së se pse nuk kishte shkuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit, pasi i kishtë dhënë lekët e rrugës.

Zhupa i mohon kategorikisht këto mesazhe, dhe për këtë ka bërë kallëzim në prokurori.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.

Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim!

Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm!

Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur.

Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal!

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group