Këngëtarja e njohur, Big Mama, vendosi të premten e kaluar që të dilte menjëherë nga shtëpia e BB VIP, pas një debati të ashpër që pati me Antonela Berishën. Kjo e fundit i tha se e kishte sharë në serbisht dhe në ato momente Big-u shpërtheu në ofendime ndaj saj.
Një ditë më parë, këngëtarja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku u shpreh se ashtu reagon ndaj provokimeve të ulëta.
“Atë që e ndjeva e bëra. Isha Big Mama! Nuk toleroj askënd të më bëjë provokime të ulëta. Nuk jam aspak pishman. Karakteri im nuk ndryshon për 100 mijë euro”, tha Big Mama.
Kjo e fundit falenderon gjithashtu ndjekësit, që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Nuk kam fituar 100 mijë euro, por kam fituar 100 mijë zemra”, thotë ajo.