WhatsApp mund të lejojë përdoruesit të kërkojnë për dyqane ose restorante që ndodhen pranë tyre

WhatsApp ka në plan të prezantojë një shërbim të ri i cili do të lejojë përdoruesit të kërkojnë për biznese që ndodhen pranë tyre. Ky shërbim është aktualisht në testim e sipër nga disa persona në Sao Paulo dhe do të përhapet në më shumë testues shumë shpejt, tregon WABetaInfo.

Sipas WABetaInfo, ky shërbim do të jetë i pranishëm në smartphone-t që përdorin sistem operativ Android dhe iOS. Përmes tij përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë për hotele, restorante, markete ose dyqane veshjesh që ndodhen pranë tyre.

Kur ju të kërkoni për diçka në WhatsApp, do të gjendet një seksion i quajtur “Businesses Nearby”. Nëse klikoni në këtë shërbim, do t’ju shfaqet një listë me adresat në WhatsApp të bizneseve të ndryshme që ndodhen pranë jush.” shkruan WABetaInfo.

Gjithashtu WhatsApp po teston një ndërfaqje të re të in-app camera në pajisjet Android. Kjo ndërfaqje e re ndryshon mënyrën se si kamera duket dhe lejon përdoruesit të shikojnë më qartë pamjen që po regjistrojnë. Për sa i përket pjesës së mesazheve zanore, WhatsApp ka shtuar një shërbim të ri i cili ju lejon të dëgjoni mesazhin e regjistruar para se ta dërgoni atë.