Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina, dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morini për në bregdetin shqiptar. Ky fluks i larte që i kalon 30 mijë shteas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morin -Kukës të rrugës së kombit.

Që në mëngjes automjetet të vendosura në dysh po ecin me hapat e breshkës për të dalë nga Kukësi, në një kohe ku temperaturat në Kukës janë rreth 38 grade.