15 hektarë shkurre dhe kullota të djegura, është ky bilanci i zjarrit që vazhdoi për 2 ditë me radhë në fshatin Kutal të Përmetit, e që fatmirësisht u arrit të shuhej në orët e para të mëngjesit të sotëm.

.

Bekim Meça, shefi i emergjencave civile, u shpreh në intervistën për Fax News, se ata kishin kërkuar ndihmë nga ajri, por që nuk ishte mundësuar, dhe flakët u fikën përmes mjeteve rrethanore.

Ai tha se banorët e zonës, nuk kishin ardhur në ndihmë të zjarrfikësve, ndërsa terreni ku kishte rënë zjarri mund të konsiderohet i vështirë për shkak të lartësisë.

Banorët e zonës në intervista të ndryshme, thanë se u ndjenë të frikësuar, ndërsa fajin për zjarrin ua lanë personave që hedhin mbetje në mes të pishave, që shkaktuar edhe zjarrin. Banorët thonë se kjo është hera e dytë që kjo sipërfaqe mori flakë, dhe shtuan se kanë apeluar për pastrimin e plehrave, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.