Ka filluar procesi i numërimit në Bashkinë Librazhd dhe Përmet.

Në të dyja bashkitë kanë dalë rezultatet e numërimit nga kutia e parë. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Alma Hoxha ka marrë deri më tani 269 vota, ose 72.85%.

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Edmond Komino ka marrë 95 vota ose 27.15 %.

Në Librazhd, rezultatet e kutisë së parë bëjnë të ditur që Mariglen Disha ka arritur të marrë 280 vota, ndërsa Shefki Cota 83 vota.