Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar edhe vëllanë e tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin. Perball hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i tij Dashamir Dumani.

Sipas tij në këtë ngjarje përpara hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimet është shprehur se vëllai i tij ka informacione për këtë ngjarje dhe se vetëm ai mund të japë sqarime më të detajuara për atentatin që tronditi jo vetëm Elbasanin, por të gjithë vendin. Në deklarimet e tij Dumani është shprehur se vëllai i tij ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin. Por, përpara hetuesve ai nuk e ka mohuar se njohjen me Talo Çelën. Ai është shprehur se ka një lokal në Peqin, ku aty mblidhenin gjatë fushatave për takime zgjedhore.