Portieri i Lazios dhe i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha ka tërhequr vëmendjen me urimin e veçantë që i ka bërë të dashurës së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Futbollisti ka postuar foton e së dashurës modele duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Qëndro e njëjtë dhe kurrë mos ndrysho! Zoti të bekoftë!”.

Image

Pas postimit, ai ka marrë shumë komente nga miqtë dhe tifozët, të cilët e kanë uruar dhe nga ana e tyre partneren e tij. Portieri, i cili jeton në Itali, para Vitit të Ri ishte në Athinë me partneren, ku darkuan si familje, pasi edhe vëllai i tij Dimitris, u shfaq me partneren e tij në darkën familjare, ku prezentë ishin dhe nëna dhe babai i tyre, ish-futbollisti me emër, Foto Strakosha.

Image

Ai udhëtoi drejt Greqisë me të dashurën e tij, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve si të fejuarën e tij.

Nga ky udhëtim i fundit në Athinë, Thomas ka postuar në “Instagram” disa foto familjare, ku modelen e huaj e prezanton si nusen e shtëpisë.

Image

Edhe foton e parë me të dashurën ai e postoi nga Greqia, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duka ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit.

© SYRI.net