Qytetarët minimizojnë aktivitetet

Kjo verë shënohet si një ndër stinët më të nxehta prej shumë vitesh në vendin tonë. Qarku i Elbasanit është një ndër zonat që është prekur nga i nxehti afrikan ku temperaturat prej disa ditësh vijojnë të jenë shumë të larta ku në ditë të caktuara kanë karritur nga 41 deri në 43 gradë celsius.

Shumica e qytetarëve shprehen se me këto temperatura është e pamundur të kesh një ditë aktive dhe se shumica prej tyre zgjedhin ta kalojnë ditën në shtëpi apo në ambiente të freskëta. Ata thonë se përpiqen të mbushin pasditet me aktivitete të lehta dhe pa sforco fizike pasi ditët e fundit kanë qenë ditët më të vështira për tu përballuar.

Sipas tyre të kalosh stinën e verës në qytetin e Elbasanit është pothuajse e pamundur për shkak se temperaturat kanë arritur maksimumin e tyre.

Të shumtë janë edhe ata qytetarë që shprehen se për shkak të pamundësitë ekonomike nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime çka ja vështirëson dhe më shumë ditët e nxehta të stinës të verës.