Me rastin e ditës së pavarsisë së qytetit
Me rastin e festës së pavarsisë nxënësit e shkollës artistike Onufri kishin pregatitur një ekspozitë me punime dhe piktura të bëra nga vetë ata. Të gjitha këto punime ishin të përgatitura gjatë gjithë vitit dhe përfshinin tematika të ndryshme sociale si dhe portrete.
Nxënësit u shprehën të lumtur që patën mundësinë të ekspozonin punimet e tyre përparë qytetarëve elbasanas.
Kjo ekspozitë u zhvillua gjatë cermonise për pavarsinë e qytetit dhe ngjalli mjaft interes dhe tek qytetaret të cilët ndaluan disa momente për të vëzhguar ekspoziten dhe për të përgëzuar nxënësit për punët e tyre.